Shefja e Stafit të Presidentes, Learta Hollaj dhe këshilltarja për Politikë të Jashtme, Rejhan Vuniqi, janë takuar dje në Washington DC me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.
Presidenca tha se në këtë takim është folur për Dialogun Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, për të cilin pritet që të finalizohet së shpejti.
“Gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet bilaterale, me theks të veçantë te Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA i cili u arrit me iniciativë të Presidentes, fushat që do të mbulohen nga ky dialog strategjik si dhe pritshmëritë nga ky proces, e po ashtu çështje të tjera të interesit të përbashkët”.
Gjithashtu, duke qenë dita e parë e punës e administratës së re të udhëhequr nga Presidenti Trump, Presidenca tha se ka “konfirmuar përkushtimin e saj të plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të sigurisë si dhe fuqizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”.
Po ashtu, Presidenca njoftoi se Kasanof e ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa Presidenca tha se ajo ka ritheksuar nevojën që dialogu të përqendrohet në njohjen reciprok