NATO me mesazh të ri për Urën e Ibrit, ushtaraku i lartë me bazë në Napoli zbarkoi sot aty, KFOR’i jep detaje

by Nexhat

Sot komandanti i KFOR’it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K. Scott, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR’it thuhet se Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

banner

Ata vazhduan vizitën në Urën e Ibrit, ku gjeneralejtënant Scott u takua me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe.

Barduani e Scott shkuan edhe në “Camp Villaggio Italia” në Pejë dhe më pas në Manastirin e Deçanit, ku takuan igumenin, Sava Janjiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy