Kritikat e Konjufcës për Biden e Obama, reagon Grenell: I lavdëruat, iu shkuat në Konventa, pse kurrë s’u ankuat për 4 vjet

by Nexhat

Emisari presidencial për Misione Speciale, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklarimeve të numrit dy të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se administrata e Obamës dhe e Biden e ka vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme karshi Serbisë.

Grenell ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër viteve në pushtet e kanë lavdëruar presidentin Biden, kanë marrë pjesë në Konventat e tij dhe takimet, dhe ka pyetur se pse asnjëherë më parë s’janë ankuar.

banner

“Ata kaluan 4 vitet e fundit duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”, ka shkruar Grenell.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy