“As ide, as projekte, panik, mjeruese, nuk bijmë në nivelin e tyre”, Jehona Lushaku thotë se LDK nuk bën përçarje si LVV

by Nexhat

Jehona Lushaku Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se gjuha agresive e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj fushate zgjedhore është për shkak të panikut.

Ajo ka thënë se në mungesë  të ideve e projekteve, LVV ka zgjedhur polarizimin e skajshëm

banner

Tutje, ajo në “Pressing” të T7, të mërkurën ka thënë se LDK-ja nuk bie në një nivel të tillë.

Ka shtuar se LDK ka ide e program, dhe nuk shkakton përçarje në shoqëri.

“A duhet diskursi ynë të bie në nivelin e liderit të Vetëvendosjes, jo sepse edhe gjatë këtyre viteve jemi munduar e koncentru energjinë në gjetje të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, në hartim të programeve se këtu nuk kemi bërë asgjë tjetër përveç kemi tregu se jemi seriozë në platformën tonë politike dhe garojmë me projekte”.

“Partia Vetëvendosje bën vetëm përçarje, sepse ashtu mbijeton, pasi nuk ka çfarë prezanton, nuk ka projekte, nuk ka ide – projektet e zgjidhjet me i dhënë për qytetarët. E këtë mungesë, paniku, kur ke keqqeverisje ti duhesh me fillu me ataku, akuzu, e me i akuzu qytetarët në këtë situatë mjeruee, si parti assesi nuk bijmë në nivelin e tyre sepse është e rrezikshme për shtetin tonë”, ka thënë ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy