Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për terminalin doganor në Merdar

by Nexhat

Në mbledhjen e 246-të të saj, të mbajtur në mënyrë elektronike, Qeveria e Kosovës më 22.01.2025 ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevojat e terminalit doganor në Merdar.

Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit në një komunikatë të lëshuar për media sonte, më 22.01.2025

banner

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor Merdare, Komuna e Podujevës”, njofton ZKM.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy