Veç 200 euro u dënua ministrja Hajdari për shkeljen e vajzës

by informim peje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ishte përfshirë vite më parë në një aksident në lagjen Dragodan, ku kishte goditur një vajzë 9-vjeçare.

Për këtë rast, ajo u dënua me vetëm 200 euro gjobë, ndonëse avokati i familjes së vajzës së aksidentuar, Florim Shefqeti, ka deklaruar se rasti duhej trajtuar si vepër penale, njofton Klankosova.tv.

banner

“E pandehura kishte deklaruar se kishte parë dy fëmijë duke dalë nga marketi, çka nënkupton detyrimin për t’iu përshtatur kushteve të rrugës”, tha Shefqeti, duke shtuar se sipas ekspertizave nuk kishte shenja frenimi në vendin e ngjarjes.

“Mosparandalimi i aksidentit, kur ajo i kishte parë fëmijët, përbën vepër penale”, theksoi avokati, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Për detajet, ndiqeni videon në vijim:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy