Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka postuar një fotografi ku njoftonte për pjesëmarrjen e ekonomistit Ricardo Hausmann në një panel ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.
Në përshkrimin e saj, Rizvanolli e ka prezantuar Hausmannin si nobelist të ekonomisë, njofton Klankosova.tv.
“Kënaqësi të kemi Nobelistin e Ekonomisë, Prof. Ricardo Hausmann, në bashkëbisedim me KM Albin Kurti, në Shtëpinë e Kosovës ‘House of Kosova’ në Davos”, ka shkruar ajo, në Facebook.
Por, ky përshkrim nuk ishte i saktë, pasi Hausmann nuk është fitues i Çmimit Nobel në ekonomi, siç u pretendua, por është profesor në Harvard Kennedy School.
Natyrshëm, kur e kuptoi ministrja, postimi i saj u përmirësua, si në vijim: