Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

by Nexhat

Për të gjithë ushtarakët e Shqipërisë që janë pjesë e Forcave të Armatosura do të ketë më shumë benefite duke filluar nga viti aktual.

Projektligji i ri i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mbrojtjes parashikon mbështetjen e punonjësve të ushtrisë edhe me shtëpi.

banner

Këtë ata do ta kenë në përdorim për gjithë periudhën e shërbimit në vendet ku do të caktohen.

Me qëllim sigurimin e këtyre banesave në zonat e shërbimit të ushtarakëve, ministria parashikon të përshtatë objektet që ka në administrim, ose do të ndërtojë vetë të tjera.

Nëpërmjet kësaj dispozite të projektligjit synohet që Ministrisë së Mbrojtjes t’i krijohet baza ligjore që me fondet buxhetore të saj, brenda trojeve që ka në administrim dhe në objektet ekzistuese mund të bëjë ndërhyrje dhe të përshtatë objektet për qëllim strehimi ose të ndërtojë objekte të reja për qëllime strehimi. Këto programe strehimi synojnë që të krijojnë objekte për strehim që do t’i jepen ushtarakut vetëm në përdorim, pa të drejtë privatizimi në favor të tyre.

Në funksion do të jetë edhe karta e ushtarakut, e cila do të përmbledhë pagesën e orëve shtesë kryesisht për orët e natës por dhe përfitimeve sociale që do të jepen nga institucioni edhe në vlerë monetare. Një rishikim do të ketë edhe të pagës së punonjësve sipas vjetërsisë.

Dokument i cili nuk do të shihet më si një dokument “i thjeshtë” identifikimi për ushtarakët, por si një “kartë ushtaraku”, e cila do të synohet të vishet me përfitime sociale dhe jo vetëm, duke ndjekur idenë e “kartës së studentit”, dhe disa prej përfitimeve që përfiton mbajtësi i kësaj karte edhe në forcat e armatosura të vendeve anëtare të NATO-s.

Për ushtarakët që ndërpresin shërbimin do të ketë shpërblime deri në 20 paga referuese. Por dhe punësim të tyre në funksionet e administratës publike. Ndërsa rikthim mund të ketë edhe të ushtarëve rezervistë.

Ministria e Mbrojtjes thekson në relacion që marrja e masave të tilla ka si qëllim përafrimin e standardeve për mbështetjen e ushtarakut me vendet anëtare të NATO-s. Projektligji do të ketë efekte financiare të cilat arrijnë në 1.77 miliardë lekë. /A2 CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy