Shala i LDK-së: Nuk e miratojmë draftin e Asociacionit, hartojmë dokument të ri (VIDEO)

by Nexhat

Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se një qeveri e udhëhequr nga kjo parti, nuk do e miratojë asnjëherë draftin e Asociacionit.

Kjo pasi sipas tij, drafti i Asociacionit është një lloj draft-kushtetute, transmeton Klankosova.tv.

banner

“Ai është një detyrim ndërkombëtar i Kosovës, madje është detyrim kushtetues, sepse aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese ka vlerësuar se Asociacioni është pjesë e rendit kushtetues së Republikës së Kosovës. Çfarë do të bëjmë ne është që të ndërtojmë një lloj mekanizmi që nuk e cenon rendin kushtetues, dhe për këtë do të bisedojmë shumë. Zoti Kurti ka pranuar në parim një draft-statut, që s’ka të bëjë fare me procesin historik të negociatave për atë çështje, s’ka të bëjë fare me qëndrimet e Uashtingtonit, dhe nuk ka të bëjë fare me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por është një lloj draft-kushtetute që do të themelojë së pari anatominë politike”,tha Shala në “Rubikon” të Klan Kosova .

“Qëndrimi politik i Lidhjes Demokratike është që ai dokument në Kosovë nuk mund të implementohet asnjëherë, dhe një qeveri që drejton LDK-ja atë dokument nuk do ta miratojë. Ne e kemi refuzuar atë dokument. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje, të hartohet një dokument të ri”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy