Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradnaj, ka reaguar në profilin e tij zytar në ‘facebook’ duke thënë se faturat e rrymës që po shpërndahen këtë muaj janë me “çmime astronomike”.
Haradinaj thotë se këto fatura janë dëshmi e abuzimit kriminal të “bandës energjetike”.
Sipas tij “Urgjent duhet me u ngrit i madh e i vogël me e ndalu këtë shkatërrim”.
Reagimi i plotë:
Nëse ka pasë ndonjëherë abuzim me popull është kjo që po ndodh tani nga kjo qeveri.
Faturat e rrymës që po shpërndahen sot me çmime astronomike, janë dëshmi e abuzimit kriminal të bandës energjetike.
Ne paguajmë për GEN-in serb, ky është krim dhe kjo është arsyeja se pse u ndërpre projekti për termocentralin e ri