“Qeveria PDK – LVV e pamundshme, kemi dallime të mëdha – Preferojmë qeveri të re me opozitën” – Memli Krasniqi për koalicionet

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se dallimet në mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë të mëdha.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se këto dallime bëjnë që mos të ketë koalicion pas 9 shkurtit.

banner

Ka thënë se dallimet nuk janë vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen.

Rrjedhimisht, ai ka preferuar koalicion me partitë opozitare.

“Ne kemi dallime esenciale jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen dhe nuk ka hapësirë për të pasur një qeveri PDK-VV, sepse dallime tona janë jashtëzakonshme. Ne nuk e shohim ekonominë njëjtë, as ndërhyrjen e shtetit njëjtë, as drejtat e njeriut njëjtë. Ne nuk e shohim as lirinë e shprehjes njëjtë, ne kemi dallime të mëdha. E kam thënë nuk jemi në garë me u kthy pushtet për hir të pushtetit”, ka thënë Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy