Gjatë inspektimit të laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës, kryeministri Edi Rama u pyet nga një studente e gazetarisë në lidhje me mbylljen e aplikacionit TikTok.
Ai u shpreh se vazhdon të mbajë qëndrimin për mbylljen e këtij aplikacioni ndërsa shtoi se shqetësimet e ngritura janë parashtruar përfaqësuesve të TikTok dhe ata do të paraqesin propozime në një kohë të arsyeshme.
“Unë mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me TikTok, për t’u parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve dhe kemi rënë dakord që, në një kohë të arsyeshme, ata të paraqesin disa propozime për të adresuar këto shqetësime”, tha Rama.
Për më tepër, kryeministri theksoi se një nga problemet kryesore është mungesa e filtrit të gjuhës shqipe në platformë.
Ai shpjegoi: “Kam përshtypjen se, edhe pse është një sfidë të madhe për të rinjtë, një VPN nga një shtet tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë, sidomos me këtë brez që po vjen”.
Lidhur me mbylljen e TikTok, Rama kishte zhvilluar më 21 janar 2025 një takim në Davos, gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë dhe Politikën Publike të TikTok për Europën