Tubimi në ora 10 të mbrëmjes në Mramor, Abdixhiku: Pa fjalë, LDK dhe populli tashmë janë një

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Mramor të Prishtinës, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.

Në një postim në Facebook, kreu i LDK-se ka shprehur falënderimin për mbështetjen duke theksuar se LDK-ja dhe populli tashmë janë një.

banner

“Ky është fshati Mramor!

Po, fshati Mramor i Prishtinës.

Dhe kjo ishte pritja sonte; në ora 10 të mbrëmjes!

Pa fjalë!

LDK dhe populli tashmë janë një.

Ju faleminderit që po e ktheni LDK-në tuaj në vendin e saj meritor; në këtë kohë kritike për Republikën. E ardhmja e vendit tonë është e bukur!” – tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy