“Doja të vrisja kreun e Pentagonit”, arrestohet i riu me koktej molotov dhe bombë në Uashington

by informim peje

Një 24-vjeçar u arrestua në Uashington, në zonën e Capitol Hill, me akuzën se donte të vriste kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, shefin e Pentagonit Pete Hegseth dhe sekretarin e Thesarit Scott Bessent.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se Ryan English iu afrua policisë pranë hyrjes së Kongresit. Pas kontrollit, atij iu gjet një thikë xhepi dhe një koktej molotov, ndërsa një tjetër bombë u gjet në makinën e tij.

banner

Arrestimi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Ai më pas pranoi se ishte larguar nga Masaçusets me qëllimin për të vrarë Johnson, Bessent dhe Hegseth, të cilët ai i përcaktoi si “nazistë”.

Që nga janari i vitit 2024, Policia e Kapitolit ka konfiskuar më shumë se 50 armë, jashtë ndërtesave të Kongresit që ndodheshin ilegalisht në territorin e Kapitolit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy