Rama dhe Zogaj njoftojnë shpalljen e tenderit për projektin “Solar4Kosovo II – Ngrohja Qendrore Solare”

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Nënkryetari Zogaj, kanë njoftuar sot shpalljen e tenderit për projektin ambicioz “Solar4Kosovo II – Ngrohja Qendrore Solare”.

Ky projekt inovativ synon të ofrojë energji të pastër për ngrohjen e qytetit, duke përfshirë pesë lagje kryesore të kryeqytetit: Tophane, Prishtina e Vjetër, Lakrishte, Kalabria dhe Mahalla e Muhaxherëve, duke përfituar rreth 32,000 banorë.

banner

Solar4Kosovo është projekti i parë i këtij lloji në Ballkan dhe i dyti më i madh në Evropë. Me një kapacitet prej 50 MW, ai do të prodhojë energji termike përmes një fushe panelesh solare termike me sipërfaqe 63,000 m² dhe një rezervuari të madh për akumulimin e ujit të ngrohtë me kapacitet 380,000 m³.

Përveç përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore, ky projekt do të ketë ndikim të ndjeshëm në redukimin e ndotjes dhe mbrojtjen e mjedisit. Parashikohet që Prishtina të kursejë 44,000 ton CO₂ në vit, duke e vendosur qytetin në hartën globale të qyteteve të qëndrueshme dhe të gjelbra

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy