Bashkia e Durrësit me anë të një lajmërimi ka reaguar për situatën e reshjeve në qytetin bregdetar
Në njoftimin e Bashkisë Durrës, thuhet se punonjësit e bashkisë janë në terren për t’u përballur me situatën. Bashkia përmend edhe emrat e rrugëve, ku situata është problematike
“Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar probleme në disa zona të qytetit. ⛈️
Gjatë gjithë kohës jemi në terren për tu përballur me çdo situatë të krijuar nga këto reshje. Situata në Hidrovor është normale dhe të gjitha ekipet tona janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë.
Strukturat e bashkisë së Durrësit janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve dhe mjetet e rënda, zjarrfikësit, policia bashkiake janë në terren aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente
Aktualisht problematika ka në rrugët
📍 “Mbreti Gert”,
📍 “Hysen Kertusha”,
📍 “Abaz Çelkupa”,
📍 “Neki Libohova”,
📍 “Dalip Peza”,
📍 “Hysen Myshketa”,
📍 “Jahja Ballhysa”,
📍 “Vollga”
📍 “Asti Gogoli”,
📍 “Mbreti i Arbërit”
📍 “Jusuf Myzyri”
📍 zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit,
📍 tek Ura e Dajlanit,
📍 nënstacioni elektrik në Rrashbull
📍 rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi.
Më problematike paraqitet situata në njësinë administrative 6, në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Po kështu në njësinë 6 dhe pranë rrugës së kolaudimit në Shkozet uji ka hyrë edhe në disa prej banesave. Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave situata është normale. Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat. Vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve, po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.
I bëjmë thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numri telefoni: ☎️
- Policia Bashkiake: +35552232250
- Ndërmarrja Rruga: +355693958568
- Njësia Administrative nr. 5: +355693953784
- Njësia Administrative nr. 6: +355695157745