Krasniqi pret në takim ambasadorin Hargreaves – Diskutojnë për programin e PDK-së e zgjedhjet e 9 shkurtit

by Nexhat

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, takim në të cilin ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe zhvillimet e tjera aktuale në vend,

Në njoftimin e PDK-së, thuhet edhe se Krasniqi e ka njoftuar ambasadorin britanik për programin e kësaj parti dhe të kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.

banner

Postimi i plotë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët.

Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy