Dauti: OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN po varrosin lirinë e shprehjes, partizohet Këshilli për Media

by Nexhat

Deputetja nga Fronti Europian, Ilire Dauti akuzon partitë OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN se po varrosin lirinë e mediave duke emëruar anëtarë partiak në Këshillin e Agjencisë së Mediave.

“Sot u godit rëndë edhe një shtyllë, më e rëndësishmja e demokracisë, filloi varrosja e lirisë së shprehjes dhe mediave. Me shumicë diktatoriale, OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM dhe me vasalët e Vlenit, në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime kaluan listën e anëtarëve për Këshillin e Agjencisë së Mediave me kandidat kryekëput partiak, të cilët do të duhet të rregullojnë, mbikqyrin dhe sanksionojnë punën e mediave në vend”, thotë Dauti

banner

Dauti tha se duke mos dashur të bëhemi pjesë e kësaj, kërkoi nga anëtarët e Frontit Europian ta lëshojnë seancën për të mos qenë pjesë e lojës së turpshme për uzurpimin e lirisë së mediave.

Dauti njofton se pas daljes së Frontit Europian nga salla komisioni ka miratuar kandidatët partiak për t’i përcjellur ato në hapin final para zgjedhjes, në seancë plenare ku poashtu pritet që me shumicën e dakorduar politikisht edhe të zgjidhen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy