Pas urdhrit të Trump, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

by Nexhat

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump.

Fillimisht kjo letër i është dërguar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të  informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

banner

Në këtë letër informuese thuhet se:

“Partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim.

Ky dokument shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së, duke përfshirë:

Ministrinë e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare;

Ministrinë e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm;

Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Ministrinë e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

Ministrinë e Mbrojtjes;

Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;

Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;

Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;

Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

Ministrinë e Shtetit për Qeverisjen Vendore;

Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;

Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë;

Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX);

Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;

Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

Parlamentin, duke përfshirë komisionet e tij;

Këshillin e Lartë Gjyqësor;

Këshillin e Lartë të Prokurorisë;

Gjykatën Kushtetuese;

Gjykatën e Lartë;

Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë;

Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit;

Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm;

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;

Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit e Posaçëm të Apelimit;

Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK);

Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI);

Ministrinë e Shtetit dhe Zyrën e Kryenegociatorit;

Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC);

Të gjitha qeverisjet vendore”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy