Drilon Rama në mbështejte të Gjestit, ja çfarë tha ai

by jonzefaj

Drilon Rama ka qenë live mbrëmë (e martë) për të sqaruar situatën lidhur me Eduard Kuqin, pas komenteve të fundit të këtij të fundit, i cili e akuzoi për mungesë respekti, edhe pse e kishte përkrahur vazhdimisht.

Rama theksoi se ndihej i detyruar të shpjegonte qëndrimin e tij, duke sqaruar se ai ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me Kuqin, por kjo nuk ka ndikuar në vlerësimin e tij për të.

banner

Gjithashtu, Drilon foli për Gjestin, i cili po merr pjesë në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4. Rama e ka përkrahur publikisht Gjestin, duke theksuar vështirësitë që ky i fundit ka kaluar për të arritur në Shqipëri pas një periudhe të gjatë izolimi në Kosovë.

“Gjesti e kam parë që është në Shqipëri, duhet me e përkrah të gjithë tani. Krejt që kanë qenë pas meje, jepni gaz për Gjestin. Është shumë djalë i mirë, e ka shumë vështirë se për më shumë se dy muaj ka ndenjur në Kosovë edhe direkt me shku në Shqipëri është tepër e rëndë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nuk e keni idenë se çfarë është izolimi, sa vështirë ka qenë. Unë jam shumë njeri i fortë, por në Big ka qenë shumë vështirë ndonjëherë. Si po dal, si anej si këndej. Është shumë i mirë, po mundesh me i bë shumë dëm vetes”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy