Profesori gjerman në Berliner Zeitung: Kosovës i duhen politikanë si Lumir Abdixhiku për realizimin e perspektivës europiane

by Nexhat

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë janë bërë temë diskutimi edhe në shtetet e tjera të BE’së, përfshirë këtu Gjermaninë. Profesori gjerman Ulrich Schile theksoi se Kosovës i duhen politikanë si kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, për, siç thotë ai, realizimin e perspektives evropiane.

Schile i tha “Berliner Zeitung” se duke pasur parasysh situatën politike në Evropë, zhvillimi i ardhshëm i Kosovës është vendimtar për stabilizimin e rajonit.

banner

 “Që perspektiva evropiane e Kosovës të realizohet në të ardhmen e afërt, nevojiten politikanë që, si Abdixhiku, angazhohen për vlerat evropiane”, shton ai.

Kjo gazetë, në fund të artikullit të saj, ka theksuar se gjatë viteve të 90-ta, për shkak të luftës në Kosovë, qindra mijëra refugjatë kosovarë janë strehuar në Gjermani.

“Sot, rreth gjysmë milioni persona me shtetësi ose prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani – duke përbërë diasporën më të madhe kosovare në botë”, thuhet tutje në artikull

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy