Kica-Xhelili: Kjo qeveri drejtësinë e ka vëzhguar komplet në bazë të parullës popullsite

by Nexhat

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur shqetësim lidhur me menaxhimin e ‘reformave’ në sistemin e drejtësisë nga qeveria aktuale.

Kica-Xhelili tha në “Rubikon” se këto reforma, të cilat janë prezantuar si përpjekje për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, në fakt, po shtrijnë kontrollin e ekzekutivit mbi këtë sektor të pavarur.

banner

“Politika nuk duhet me ba reforma në drejtësi që shtrijnë kontrollin në drejtësi. Fatkeqësia më e madhe është se kjo qeveri drejtësinë e ka vëzhgu komplet në bazë të njëfarë parulle populliste në atë se çka i tingëllon mirë qytetarit, por çka absolutisht nuk i ndihmon sistemit të drejtësisë. Çka vërejmë si te draft-ligji për byronë, për vetting, si në atë të KPK-së, kemi fjali të cilat tregojnë se e synojn pikërisht shtrimin e kontrollit të ekzekutivit në drejtësi. Ne si LDK duam të shohim të ulim se çka i ndihmon sistemit. Vettingu është përdorur si parullë populliste”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy