“Këshilltarët e Mickoskit”, BDI: Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë”

by Nexhat

Kryeministrin Hristijan Mickoski, e këshillojnë 17 këshilltarë, të cilët paguhen nga 60 deri në 90 mijë denarë. Në listë, janë gjetur emrat kryesisht politik, përkatësisht ish zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së si Vlladimir Peshevski, Zoran Stavreski, por edhe ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Mickoskin, e këshillon edhe Aleksandar Spasenovski, ish deputet i VMRO-së, por edhe ish ambasadori Sasho Markovski. Pas publikimit të emrave të këshilltarëve, ka reaguar opozitarja BDI. Sipas tyre, Qeveria vazhdon me krijimin e “zonave pa shqiptarë” në institucionet shtetërore, duke i larguar në mënyrë sistematike shqiptarët nga pozicionet vendimmarrëse. Këtë herë, siç thonë nga BDI, kjo qasje reflektohet në përbërjen e ekipit këshillues të Kryeministrit, ku pothuajse nuk ka asnjë shqiptar. Kjo qasje tregon qartë se mekanizmat e balancuesit etnik janë ende të domosdoshëm për të ruajtur karakterin multietnik të shtetit, shtojnë më integristët.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy