Daut Haradinaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në kryeqytet: Folëm për familjen dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave kombëtare

by Nexhat

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

banner

“Një fillim i mbarë i ditës me vizitë në Bashkësinë Islame në Prishtinë, ku pata kënaqësinë të takoj Kryetarin Hetem Sopjani, Kryeimamin Burhan Hashani, zëvendës Kryeimamin Idriz Xhigoli, Sekretarin Behar Ternava dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, Bahri Sejdiu. Diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me vlerat e familjes, komunitetin dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave tona kombëtare. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Daut Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy