“Ky ishte një betim”, Bedri Hamza për tubimin madh në Mitrovicë: Do të jem i nderuar të jem kryeministri juaj dhe i gjithë qytetarëve

by Nexhat

“Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë”, në këtë mënyrë kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka përshkruar tubimin masiv në Mitrovicë.

Ai tha se është i nderuar që është banorë i kësaj komune e që i ka shërbyer asaj si kryetar.

banner

Kështu, ai ka thënë se do të jetë kryeministër i të gjithëve.

“Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mirë”, ka thënë Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy