Në një intervistë në studion e emisionit “Open”, Lulzim Basha ka folur për arsyet që e çuan atë të mendonte për dorëheqjen më 21 janar të vitit 2011
Ai u shpreh se e kishte menduar largimin pa asnjë presion dhe si një akt të domosdoshëm për të marrë përgjegjësinë politike në lidhje me ngjarjet e asaj dite, ku humbën jetën katër qytetarë
Basha theksoi se çështja e hetimit gjyqësor duhet të ishte zbardhur, por akuzoi kryeministrin Edi Rama se e kishte penguar këtë proces për ta shfrytëzuar politikisht.
Ai shprehu keqardhjen e tij për ngjarjen, duke thënë: “Më erdhi plasje kur dëgjova që aty pati viktima. Policët ishin të çarmatosur pikërisht për të shmangur pasojat.”
Në vazhdim, Basha përmendi se grupi i zjarrit kishte marrë promovime në pozita si kryetar bashkie dhe se kishte përfituar nga tenderat, ndërsa Ilir Meta ishte bërë Kryetar Kuvendi pas atyre ngjarjeve
I pyetur se përse nuk e dha dorëheqjen asokohe, Basha u shpreh se nuk e kreu këtë veprim pasi sipas tij kërcënohej një tjetër protestë që mund të ishte e dhunshme.
Murati: Pse mendove te japësh dorëheqjen në 21 janar?
Basha: E kam menduar pa asnjë presion. Ishte për përgjegjësi politike. U vranë 4 qytetarë. Pjesën gjyqësore e kam thënë, duhet të ishte zbardhur. Por 21 janari nuk zbardhet se Edi Rama e ka penguar se kërkon ta përdorë politikisht. Grupin e zjarrit e gradoi kryetar bashkie dhe përfitues të tenderave. Ilir Metën e mori dhe e bëri Kryetar Kuvendi. Më erdhi plasje kur dëgjova që aty pati viktima. Policët ishin të çarmatosur pikërisht për të shmangur çdo lloj incidenti. Bëmë gjithçka që të shmangeshin viktimat.
Murati: Pse nuk dhe dorëheqjen?
Basha: Nuk dhashë dorëheqje sepse kërcënohej një tjetër protestë që mund të ishte e dhunshme. Kjo në etikën time mund të ishte (dikush mund të thoshte mbroj të pasmet e mia dhe iki) braktisje e detyrës që më ishte besuar me Kushtetutë