Abdixhiku: Unë nuk dua të jem kryeministër i krizave

by informim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Albin Kurti vetëm prodhon kriza, ndërsa ofroi një alternativë për unifikim.

“Unë këtu jam për të bërë thirrje që të na bashkohen një vizioni zhvillimor. Unë nuk dua të jem një kryeministër i krizave, nuk dua të jem një alternativ e përplasjeve. Në vitin 2023 nuk duhet të merremi me tema koti”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

banner

Ai tha se temat populliste të makinës propaganduese nuk lejojnë që të elaborohen tema normale që preokupojnë familjet.

“S’po mund të flas sot për faktin që s’ka barna në spitale, sepse duhet të flas pse relacioni me SHBA është jetik. Kjo vjen prej një propagande që ndjell frikë, për shkak të populistëve. Në studio televizive duhet të bind qytetarët se aleanca me SHBA është jetike”, tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy