Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti të bërë në Gjakovë, ku është shprehur i bindur se ai do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke mposhtur kështu partitë opozitare,
Ai ka thënë se Kurti ka ”lujt krejt” dhe se i njëjti është bë ”budall”.
Haradinaj ka thënë se Kurti do të duhej të tregonte për investimet e bëra në Gjakovë, dhe se qytetarët e këtij qyteti do t’i tregojnë Kurtit me 9 shkurt se qysh ka me humb.
‘‘Ky definitivisht ka lujt krejt, ky u bo budall. Se forma, gjuha se qysh po komunikon, edhe në një qytet si Gjakova, që është qytet bajagi specifik e njihet për traditë e kulturë në komunikim, e ish dashtë ky me shku me i tregu Gjakovës se çka ka investu ça ka bo këto katër vjet. E jo më kallzu kësi përrallash, që unë nuk e di se qysh e duron qytetari këtë fjalor të kryeministrit. Por nëse i shihni statistikat, ky vetëm 24 cent për kokë banori në vit i ka nda për qytetin e Gjakovës. Edhe mendoj që Gjakova ka me i kallëzu këtij me 9 shkurt a flliqtë a pastër qysh ka me humb. Sen s’ka me ju dok humbja në zgjedhjet lokale, ça ka me iu dok me 9 shkurt në zgjedhjet nacionale’’, ka thënë ai mes tjerash