Abdixhiku nga Ortakolli: Edhe zemra e Prizrenit është një me LDK-në ashtu siç është e tërë Kosova

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mbajti takimin e fundit elektoral për ditën e sotme në lagjen Ortakoll në qendër të Prizrenit!

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së tha se takimi me banorët e kësaj lagje “na tregoi se edhe zemra e Prizrenit është një me LDK-në, ashtu si është e tërë Kosova!”

banner

“Mbështetja qytetare si kjo sonte na ngarkon me përgjegjësi, dhe na jep forcë e vendosmëri!

Dhe këtij fisnikërimi që buron nga populli ne do t’i përgjegjemi me infrastrukturë më të mirë, ekonomi më të fortë, shëndetësi e arsim modern, dhe mundësi për të rinjtë!

Bashkë për fitoren e madhe, dhe për asgjë më pak!” – tha ai më tej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy