Gazetarja nga Presheva: Vuçiç deklaroi se “Kosova është Serbi” dhe refuzoi…

by Nexhat

Gazetarja Ardita Behluli foli nga Presheva në një lidhje live për programin Balkan Talks në Euronews Albania, duke përmendur deklaratat më të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas Behlulit, Vuçiç ka theksuar këtë të premte se “Kosova është Serbi” dhe ka shtuar se nuk do të ketë sanksione ndaj miqve të Serbisë

banner

Ajo tha se priten zhvillime të nxehta në Serbi, duke theksuar gjithashtu se është në stilin e Vuçiç për të “joshur opozitarët”.

Behluli përmendi se disa minuta më parë, Vuçiç kishte bërë një deklaratë publike nga një qytet ku ishte me elektoratin e tij.

“Ai e nisi fjalimin e tij duke pohuar se “Kosova është Serbi”, dhe nuk do të ketë sanksione për miqtë e Serbisë, duke përmendur në këtë kontekst Rusinë. Ai i nënçmon profesorët duke u thënë mos e fusni kokën nën rërë si struci dhe shkoi dhe në esktreme ku tha se edhe mund ta vrasin por në Serbi nuk do të ketë qeveri tranzicioni ose ekspertësh”, tha Behluli.

Në lidhje me afatin e shkurtër që i mbetet për të emëruar një qeveri të re ose shpallur zgjedhje të parakohshme, Behluli u shpreh se Vuçiç mund të përdorë grupe negociuese, por opozitarët e shohin këtë si një manovër për të realizuar qëllimet e tij.

“Opinionistët aludojnë se Vuçiç mund të inskenojë situata të tilla, ndërsa në fund do të realizojë atë që ka në mendje,” shtoi ajo.

Në fund të vitit, Vuçiç kishte deklaruar se pritet një “pranverë e nxehtë” dhe një “mars interesant” për rajonin, duke paralajmëruar një lëvizje të re që do të ndryshojë qeverisjen në Serbi.

“Nga muaji mars, do të fillojë realizimi i kësaj lëvizjeje, ku qeveria dhe shteti do të drejtohen nga profesionistë të pastër nga korrupsioni,” tha Behluli, duke theksuar se Vuçiç ka premtuar të zëvendësojë ministrat e korruptuar me njerëzit e lëvizjes së tij të re.

Moderatori Franko Egro e pyeti gazetaren nëse forca do të përdorej ndaj protestuesve, dhe Behluli u përgjigj se për momentin, Vuçiç ka deklaruar se protestuesit duhet të respektohen, megjithatë ai ka mekanizmat për të ndërhyrë me forcë nëse është e nevojshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy