Daut Haradinaj alarmon për votat e diasporës: Shoferët e MPJ’së do t’i transportojnë, çelësin e fletëvotimeve në Zvicër e ka i deleguari i Gërvallës

by Nexhat

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7 ka ngritur një shqetësim rreth votave të diasporës duke alarmuar për sigurinë e tyre,

I njëjti ka deklaruar se votat tashmë janë në konsullata dhe se të njëjtat janë nën mbikëqyrjen e një zyrtari që është përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.

banner

Po ashtu, Haradinaj ka alarmuar edhe për mënyrën se si votat e diasporës do të transportohen në Kosovë, pasi që për prurjen e tyre në Kosovë, sipas tij është marrë vendim që MPJ t’i dërgojë shoferët zyrtarë me automjetet zyrtare me shku në qytetet e ndryshme me i marr e me i sjell të njëjtat në vend.

‘’E kam një shqetësim shumë real rreth votës së diasporës, unë kam informata të sakta prej KQZ-së se si o ka procedohet me votim. E para e punës, tash dy javë votat janë në konsullata janë rreth 50 mijë vota. Dhe ato vota janë nën mbikëqyrjen e një zyrtari që është përfaqësues i Ministrisë së Jashtme, seni i parë që për mendim temin është dyshim serioz, dhe shpresoj që prokuroria ka me u marrë me këtë temë. Seni i dytë është, është prish projekti i transportit të votës nëpërmes postës diplomatike. Tash është marrë vendim që Ministria e Jashtme me i çu shoferat zyrtarë me automjete zyrtare me shku me i marrë votat Cyrih, Berlin, Vjenë, Srugart, ku janë ato dhe me i pru në Kosovë. Që i bjen, 2 mijë kilometra një shofer ka me i pas në automjet 30 mijë vota, ndërsa në Kosovë, Obiliqi me Prishtinë është vetëm 4 kilometra distancë, kutit e votimit është obligim ligjor me u shoqëru me forcat policore. Vota e qytetarit në Zvicër për shembull është që dy javë në një dhomë në konsullatë të cilin çelës e ka një i delegumi i kësaj ministrie, qekjo që u dënu para dy dite për gjuhë ofenduese ndaj AAK-së.  Kush me garanton mu që votat në Cyrih në Gjenevë janë ka ruhen votat me sigurinë e lartë prej zyrtarit që kjo e ka emëru. Ky është shqetësim real. Është tepër shqetësuese’’, ka thënë ai mes tjerash në T7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy