Abazi-Bashës: Ti s’guxon me ba za kur të thotë Dejona Mihali mos fol

by Nexhat

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, nuk guxon t’i bëjë zë koordinatores së kësaj partie, Dejona Mihali.

Abazi thote se sa ishte pjesë e LVV-së, por thotë se nuk e dëgjonte Mihalin e as shefen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

banner

Ai shton se kjo është arsyeja pse u largua. E të njëjtën, sipas tij, nuk e bën Basha.

“Për çka po flasim këtu është standardin që është premtuar që do të jetë ndryshe në katërvjeçarin e ardhshëm. Lëvizja Vetëvendosje e ka sabotuar në momentin e fundit komisionin hetimor parlamentar për çështjen e distribucionit. Vetë LVV-ja e udhëhequr nga shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Unë e du Dimalin, por Dimali nuk ka guxim mi than Kusari-Lilës është gabim me sabotu komisionin e Parlamentit. Unë nuk e kisha lëshu Kusari-Lilën, ky e lëshon, e mban kryt te poshtë kur ka mbledhje Grupi Parlamentar i LVV-së. Nuk mundemi në mënyrë selektive me bë drejtësi. Drejtësia fillon prej atyre grupeve parlamentare kur ti s’guxon me bë zë kur është interesi i partisë dhe kur thotë Dejona Mihali mos fol”, u shpreh Abazi në KTV.

Por Basha ka thënë se i ka shprehur të gjitha pakënaqësitë që ka pasur.

“…por i kemi kaluar 282 ligje dhe kjo flet për këtë punë”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy