Abdixhiku: Do të krijohet Ministria për Familje për të ofruar mbështetje direkte familjare

by engel

Në një takim me gratë në Gjilan, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka theksuar angazhimin e tij për krijimin e mundësive të barabarta për gratë dhe përkrahjen e familjeve.

Ai foli për nevojën e reformave të thella që do të sigurojnë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë. Abdixhiku njoftoi gjithashtu një seri masash për të mbështetur gratë dhe familjet. Ai theksoi se do të krijohet Ministria e Familjes, jo vetëm për të liruar gratë nga angazhimi i plotë në punët e shtëpisë, por edhe për të ofruar mbështetje që përballja familjare të jetë më e lehtë për çiftet e reja.

banner

Një tjetër premtim i Abdixhikut është mbështetje për prindërit dhe fëmijët. Ai ka propozuar që të gjitha shpenzimet për fëmijët e sapolindur të mbulohen nga shteti, duke hequr kështu barrën e kostove jetësore për vitin e parë.“Si prind të vajzave që jemi kemi obligim që të shtyjmë përpara politika barazuese për gratë në Kosovë.

Gratë janë të pa barabarta në Kosovë, 60 për qind e grave në Kosovë janë jo aktive në tregun e punës, kanë punë dy fish më shumë se secili burrë. Kanë paga dy fish me të ultë, prandaj duhet që të ndryshojmë këtë sistem menjëherë ne burrat, gratë, rinit e të rejat gjithë Republika e Kosovës. Për këtë qëndroj unë sot këtu para jush.

Synojmë që të kemi Ministrinë e Familjes, jo vetëm për të liruar gruan nga angazhimi i plotë i punës në familje, por për të dhënë mbështetje që kjo përballje familjare e qifteve të reja të jetë sa me e lehët. Prandaj kemi menduar që çdo të porsalinduri në Kosovë, qeveria e Kosovës ti heq të gjitha shpenzimet e vitit të parë, nuk ka gjë më të rëndësishme që të porsalindurve të ju heqësh barrën e kostove jetësore të vitit të parë”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, Abdixhiku ka premtuar një reformë të sistemit arsimor, duke siguruar mundësi më të mira për fëmijët.“Jemi të interesuar që të kemi mësim tërë ditore që fëmija të qëndrojë tetë orë në shkollë, jo që kryesisht nënat të lejen punën të shkojnë që të marrin fëmijën prej shkollës e ta gjejnë një kujdestar ë që ai fëmije të qëndroj për sa kohë nënë bënë punët. Do te angazhomë në ndërtimin e 80 çerdheve në Kosovë. Dhe dua që të avancoj politika për gruan sepse barazia në shoqërinë kosovare është akt patriotik sot”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy