Avdullah Hoti: Janë harxhuar 12 miliard euro nga qeveria Kurti, rezultatet zero, asnjë projekt konkret

by engel

Ish Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte i ftuar në intervist në emisionin Pressing për të folur rreth fushatës elektorale dhe qëllimeve të LDK-së në zgjdhjet 2025.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për qeverinë Kurti dhe performancen e saj gjatë katër viteve. Sipas z. Hoti, qeveria Kurti ka shpenzuar 12 miliard euro por rezultatet janë zero, nuk është realizuar asnjë projekt konkret që mund të mbahen në mend.

banner

Zotëri Hoti i ka përmendur disa projekte që janë premtuar nga Albin Kurti por që ato nuk janë realizuar fare, bile asnjëherë as nuk kanë filluar.

Kanë thënë se do të shuhet AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) dhe asetet do të kalojnë te Fondi Sovran. Ai ka rikujtuar se as nuk është shuar AKP e as nuk është krijuar Fondi Sovran!
Kanë thënë se do të funksionalizohet aeroporti i Gjakovës dhe do të ketë udhëtime për udhëtarë dhe mallëra, por sot pas katër viteve aeroporti i Gjakovës nuk shihet askund.
Kanë thënë se do të ketë banim të përballueshëm për 4000 mijë familje të reja dhe ndërtim të katër shtëpive për pleq e 160 çerdhe për fëmijë, nuk e kemi asnjë banesë për çiftet e reja, asnjë shtëpi për të moshuar dhe vetëm 4-5 çerdhe për fëmijë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy