15
Teksa po i afrohemi zgjedhjeve të 9 shkurtit, partitë politike po vazhdojnë me oraret e ngjeshura përgjatë fushatës zgjedhore.
Sot, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ditën e nis me tubim elektoral në Lipjan, duke vazhduar me takime me banorët e tre fshatrave të Shtimes, në Vojnoc, Muzeqinë dhe Rashnicë.
Abdixhiku do të takohet edhe me banorët e Komogllavës së Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq koalicioni për “Kosovën Fituese” mban tubime në Drenas e Prizren.
AAK me partnerët e koalicionit do të mbajë edhe tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.