E gjithë Greqia po përjeton momente frike dhe paniku pas stuhisë sizmike që po ndodh ditët e fundit në Santorini.
Shqetësimi është përhapur edhe në Turqi, ku sizmologët u kërkojnë banorëve të zonave bregdetare si Bodrum, Mugla dhe Aydin të jenë në vëzhgim për një cunami të mundshëm.
Stuhia sizmike – siç quhet fenomeni nga disa shkencëtarë, ka prekur edhe zona bregdetare të Turqisë, si në Izmir, në të cilat raportohet se ujërat janë tërhequr ditët e fundit, duke pyetur veten, nëse ky fenomen është i lidhur me aktivitetin sizmik në Cikladet.
Sizmologu Akis Tselentis, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ndër të tjera thekson se “nuk ka nevojë për panik sepse paniku është vrasësi më i madh, por kërkohet vigjilencë – fenomeni po përkeqësohet.
Pas tërmeteve të reja që ndodhën, mendoj se si shteti (që po bën atë që duhet) ashtu edhe banorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Komiteti Kombëtar i Rrezikut Sizmik është i pajisur me shkencëtarë me përvojë ndërkombëtare dhe ju duhet të dëgjoni njoftimet e tij. Rreziku më i madh është nga cunami.
Fatkeqësisht, afërsia me zonat nënujore nuk lejon kohë të mjaftueshme për të mbërritur alarmet nga Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit dhe hendeku kohor midis alarmit dhe mbërritjes së cunamit është shumë i shkurtër.
“Banorët duhet të largohen menjëherë nga brigjet dhe të kërkojnë strehim në zonat më të larta topografike sapo të vërejnë se ujërat po tërhiqen”, thonë sizmiologët.