Protesta e opozitës në 8 shkurt, deputeti i PD: Të marrim shembull tubimet masive në Serbi!

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i ftuar në studion e News24, ka diskutuar për situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar protestën e thirrur nga PD më 8 shkurt

Ai e paralelizoi këtë tubim të thirrur me protestat masive në Serbi, duke sugjeruar se shqiptarët duhet të ndjekin këtë shembull

banner

“Protestat në Serbi janë një model që tregon se kur qytetarët bashkohen, ata kanë fuqi,” theksoi Gështenja. Ai argumentoi se “çdo shqiptar ka arsye për të protestuar, duke parë hallet dhe problemet e përditshme.”

Sipas tij, situata e ngjashme qeverisëse në Shqipëri dhe Serbi ofron një arsye më shumë për të mobilizuar qytetarët.

Gështenja theksoi se “nëse shqiptarët janë të bashkuar, ata mund të ndikojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe të largojnë këtë qeveri.” Ai e përshkroi protestën si një mundësi për të nxitur qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre, duke i bërë thirrje për të ndjekur shembujt e protestave masive që po ndodhin në Serbi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy