Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian e ka mirëpritur angazhimin që ka marrë diplomati danez Peter Sørensen si emisar i saj për dialogun Kosovë-Serbi.
“Na pret një punë e rëndësishme. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, shkroi Kaja Kallas në X.
Ajo e falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e deritashëm.
“Faleminderit për përpjekjet tuaja Miroslav Lajçak! Puna e bërë shërben si bazë për riangazhimin”.
BE-ja ka thënë se “detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë ta lehtësojë dialogun që do të kontribuojë në një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe në veçanti zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj të miratuar në shkurt dhe Mars 2023”.
Sørensen e ka marrë detyrën më 1 shkurt 2025, me një mandat fillestar prej 13 muajsh.
KAJA KALLAS/ I warmly welcome Peter Sørensen as my@EUSR_Dialogue
. There is important work ahead of us. Full normalisation of relations is only way for Kosovo and Serbia to join the EU. Thank you for your efforts @MiroslavLajcak! Work done serves as basis to reengagement.