Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë me acar të fortë me temperaturë minimale deri në -7 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat rriten deri në 7 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe në disa rajone me vranësira të pakta lokale. Mëngjesi mjaft i ftohtë dhe vende-vende me acar të fortë, ndërsa dita kryesisht me diell. Në disa lugina dhe ultësira në mëngjes mund të ketë edhe mjegull.

banner

Nga e Enjta na pret mot pa ndonjë ndryshim. Mëngjeset dhe netët me acar të fortë, ndërsa ditët kryesisht me diell. Në disa lugina dhe ultësira ka gjasa për krijimin e mjegullës dhe vranësirave të ulëta orëve të hershme të mëngjesit./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy