Arrijnë votat e para nga diaspora

by Nexhat

Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora. RTK-ja ka raportuar se veturat zyrtare që transportojnë pakot e votimeve nga diaspora kanë kaluar pikën kufitare të Vermicës.

RTK-ja ka bërë të ditur se veturat që po bartin votat po shoqërohen nga Policia e Kosovës në drejtim të Prishtinës, përkatësisht selisë së KQZ-së, dhe do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

banner

Ndryshe komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi. Ky lajm është bërë i ditur për RTKLive nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy