Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), komentoi në Pressing në T7, bisedat e kryeministrit Kurti me Dejona Mihalin që u publikuan dje, të cilët komunikonin për KEK-un. Haziri tha se “qëndrimi i Dejonës është suprem”.
Ai përmendi edhe faktin se si Mihali është pajisur me procedurë të shkurtër me nënshtetësinë e Kosovës.
“Qëndrimi i saj është suprem…Ne e kemi paralajmëru para disa vitesh kur na thonin nuk po bëni opozitë, nënkryetari i LDK-së në Kuvend ka folë “për ndikimin e grupit të Tiranës” në politikat institucionale që do duhej me u zbardhë kush janë dhe çka janë…”, tha Haziri në Pressing.
“Kjo zonja në procedurë të shkurtë pajiset me nënshtetësi të Kosovës…Vetëm a e ka marrë në mënyrë ligjore apo jo”, shtoi Haziri.