Paraqitja e Bianca Censorit në Grammy Awards 2025 po vazhdon të komentohet akoma.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James deklaroi se ajo dukej e frikësuar në një moment.
Gjegjësisht, James beson se ajo ishte jashtëzakonisht nervoze pak para se të hiqte pallton. Pasi u zhvesh lakuriq dhe u kthye për t’u përballur me fotografët, bëri një shprehje në fytyrën e saj të mbushur me frikë.
“Këmbët e saj të kryqëzuara dhe mënyra se si i vendosi duart në ijë, sugjerojnë se përjetoi ankth në momentin e fundit”, u shpreh tutje.
Çifti u largua nga ngjarja menjëherë pas daljes në tapetin e kuq. Siç thanë burime për mediat amerikane, ata nuk ishin as të ftuar.
Bianca tërhoqi vëmendjen e zhveshur tërësisht në ceremoninë e çmimeve.
Reperi nga ana tjetër përmes rrjeteve sociale ka treguar se u arrit qëllimi për të thënë se ata shkatërruan Grammy.
“Për të sqaruar, më 4 shkurt 2025, gruaja ime është personi më i kërkuar në Google në planetin e quajtur Tokë”, ka shkruar ai në Instagram.