Zgjedhjet/ Biberaj: Të gjithë ata që janë kundër qeverisë, të bashkohen. Do ketë koalicion të madh opozitar

by Nexhat

Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së Aleksandër Biberaj, i ftuar në Emisionin e Drekës në News 24 foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Biberaj theksoi se të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie, duhet që të bashkohen në një front. Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për deputetë që iu shërbejnë qytetarëve e jo kryetarit të partisë

banner

Aleksandër Biberaj: Të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie, të bashkohen. Maxhoranca janë një grup kriminelësh e hajdutësh. Është maxhorancë e degraduar. PD ka personalitete dhe intelektualë

Por ne kemi qeveri ku deputetët janë thjesht servilë të kryetarit. Kemi nevojë për deputetë që iu shërbejnë qytetarëve dhe jo kryetarit të partisë. Duhet ta çlirojmë vendin nga ky oktapod që e ka kapur Shqipërinë. Duhet të luftojmë të gjithë bashkë për të fituar, të marrim fitore. Do ketë një votë masive kundër kësaj qeverie, janë lodhur të gjithë, të majtë e të djathtë. Do të ketë koalicion të madh opozitar, jam i bindur për këtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy