Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral me banorët e Strellcit të Epërm.
Këtë fshat, Abdixhiku e konsideroi si bastion të LDK-së, me ç’rast theksoi nevojën për ndryshim më 9 shkurt.
“Jemi në një momentum të rëndësoshëm politik, e kemi të qartë nebijën për ndryshim. Si pasardhës politkm e kemi një mision që është anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në miqësi të përjershme me SHBA. Jemi në katër ditët e fundit për fatin e katër viteve të ardhshme të Kosovës. Kosova ka nevojë sërish edhe një herë për LDK-në, shpresën e fundit”.
“Përballë nesh kemi frymën populiste që për katër vite kemi parë izolim, që për katër vite kemi parë vetëm përçarje dhe e themi se LDK do ta bëjë vendin siç e kemi ëndërruar ndonjëherë. Ka kohë që e keni kërkuar një LDK të tilëë dhe tashmë këtë LDK e ke i, prandaj duajeni këtë LDK, lartësoheni këtë LDK siç ka qenë në të kaluarën”.
E kryetari i degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, dha disa premtime për të cilat tha se i qëndron prapa edhe Abdixhiku si kryeministër i ardhshëm.
“Strellci nuk do të ketë më 1 orë në ditë ujë por do të ketë 24 orë në ditë. Do ta ketë kanalizimin e ujërave të zeza e fshatrat tjera përreth. Projektin tjetër që e garantojmë është rishikimi i rrugës në Bjeshkat e Strellcit. Së bashku me kryeministrin në ardhje do ta rishikojmë këtë rrugë”.