“Ky njeri po do me i rrënu bazat e shtetit – Ideja e tij është me e lëshu në gjah një byro politike, duhet me u ngritë n’kamë i madh e i vogël”, Limaj për Kurtin

by Nexhat

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj është i ftuar në  “Pressing” të T7.

Ai ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për sistemin e drejtësisë

banner

Limaj tha se Kurti e dëshiron një byro politike për të përndjekur kundërshtarët.

Por,  ai ka thënë se Kurti këto deklarata i dha para zgjedhjeve, duke thënë se qytetarët vendosin që mos ta pranojnë një mendësi të tillë.

Sipas tij të gjithë duhet të ngritën në këmbë në mbrojtje të shtetit e demokracisë.

“Nëse e prek sigurinë juridike, s’ka shtet më, s’ka shtet ligjor e demokraci – atëherë kemi shtet diktorial e autoritar që varet nga vullneti i udhëheqësit, ekonomia, media, jeta jonë varet nga disponimi i udhëheqësit. Ky njeri është duke na thënë kështu”.

“Ideja e tij është ta bëjë një byro politike dhe ta lëshojë në gjah të gjithë atyre kundërshtarëve të tij, kjo në një vend demokratik nuk ish diskutu, këtu duhet me u ngritë në këmbë i madh e i vogël me shpëtu Republikën, me shpëtu demokracinë”, ka thënë Limaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy