Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk e ka komentuar deklaratën e emisarit të posaçëm të ShBA’ve, Richard Grenell, që tha se nuk duhet t’i besohet Kurtit kur thotë se i ka raportet e mira me SHBA’të.
Haxhiu thotë se deklaratat e Grenellit janë qëndrime personale, dhe jo të shtetit amerikan.
Më këtë deklaratë, Haxhiu po flet sikur i di punët e Amerikës.
“Janë qëndrim i tij personal, që unë as nuk du t’i komentoj më tepër dhe as që mendoj që duhet me marrë kohë në emision, duke qenë që mundem me fol për shumë tema, si Ministre e Drejtësisë. As që dua të marrë kohë më tutje me deklaratat e Grenellit. Me ShBA’të ne kemi raporte të shkëlqyera, vetë përfaqësuesi amerikan O Brien, ka thënë në studion tëndë se i kemi raportet e mira, ka momente kur nuk pajtohemi”, tha ajo.
Tutje, ministrja Haxhiu e vlerëson si normale mospajtimin e SHBA’ve me disa nga veprimet e Qeverisë Kurti, duke u arsyetuar se ‘edhe një familje nuk mundet me u pajtu 100 për qind për të gjitha çështjet’.
“Nuk është që ne me SHBA’të nuk jemi pajtuar për shkak të veprimeve, por për shkak të kohës. Në shumë prej veprimeve që i kemi ndërmarrë e që ndërlidhen me veriun e vendit tonë, ka të bëjë me kohën se a ka qenë e përshtatshme që ne t’i ndërmarrim në atë kohë, ato veprime, qoftë për ndalimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, qoftë për referendumin, qoftë për targat, për dinarin, pra ka qenë çështje jo që ata nuk janë pajtuar që ne duhet të ndërmarrim veprime, por jo në kohën kur ne kemi vlerësuar që duhet t’i ndërmarrim ato veprime. Është shumë normale bre me pas mendime, nuk mundesh me u pajtu as në familje 100 për qind për të gjitha cështjet”.
Ajo thotë se nuk ka pasur deklaratë të tillë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe me plotë bindje thotë se deklarata e Grenellit është personale. Ajo për të satën herë e potencon se nuk dëshiron të merret më të.
“Unë e shoh si qëndrim personal, dhë për këtë as nuk dua të humbas më shumë kohë që të merrem me të Nuk ke pasur deklaratë të shtetit amerikan. Ai është vec mendimi i tij personal”, tha ajo në Kanal 10.
Haxhiu nuk i la përshtypje as shpërndarja e postimit të Grenellit nga djali i presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo edhe këtë e cilësoi si qëndrim personal, duke shtuar se nuk po shqetësohet aspak për këto zhvillime.
“Qa me bo Kushtrim. Qëndrim personal. Nuk po shqetësohem, a po don mem shqetesu, por nuk po shqetësohem. Synimin e kom me përmbyll emisionin, me shku në një aktivitet që e kam të fundit për sonte, mos me u vonu mundësisht.”, tha ajo