Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka komentuar në “Pressing” të T7, deklaratat e Richard Grenell për kryeministrin Albin Kurti.
Grenell ka kërkuar nga kosovarët që “mos të mashtrohen në atë që Kurti është afërt me SHBA-të”, deklarata e tij në “X”, u shpërnda edhe nga djali i presidenti amerikan Donald Trump
Çitaku ka thënë se ka shpresuar që Kurti nga “opozitari i papërgjegjshëm do të jetë burrështetas duke e pasur barrën e kryeministrit mbi supe”.
Por ajo shton se Kurti përplasjen me SHBA-të e ka ideologjike, nuk e ka programore e as parimore
“Unë kam pas shpresu shumë që kryeministri i sotëm ka me arritur me u maturu prej një opozitari të papërgjegjshëm në kryeministër dhe burrështetas. Kam pas shpresu që barra e kryeministrit ka me i rëndu mbi supe dhe ka me u çliru prej ngarkesave të mëdha ideologjike që i ka, sepse përplasjen me SHBA-në nuk e ka as programore as parimore, e ka ideologjike”, ka thënë Çitaku