Arrestohen katër shtetas të Turqisë, dyshohen për falsifikim të dokumenteve

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën janë arrestuar katër shtetas të Turqisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen se prezantuan leje qëndrime të falsifikuara. Policia ka theksuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy