Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Rregullator, ku u diskutua në lidhje me specifikimet e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit
Në përfundim u ra dakord vetëm në lidhje me karakteristikat për fletët që do të përdoren brenda vendit
“Ngjyra dhe trashësia e fletës duhet të jetë e tillë sa të mos jetë e mundur leximi i shkrimit në pjesën e pasme. Përmban kode identifikues që nuk lexohen me sy të lirë, siç është QR kodi.
Komisioni Rregullator nuk mund shprehet në mënyrë shteruese për dimensionin e fletës, sepse do duhet të përcaktohen kur regjistrohen subjektet zgjedhore. Kjo përmasë përcaktohet në një moment të dytë.
Letra do të jetë letër e thurur me dy shtresa e cila ka disa fibra karboni të cilat shihen me sy të lirë. Dendësia duhet të jetë jo më e vogël se 90 gr për metër katror”, ishin disa nga detajet për të cilat është rënë dakord.
Ndërkohë ajo që është risi këtë vit, është vota e diasporës, për të cilën në Komision nuk u mor një vendim. Për këtë do të merret një vendim në një mbledhje të mëvonshme, pasi ankronimi “VJ’ që u propozua të ishte si shenjë dalluese, u vlerësua se nuk ishte shumë e qartë