Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Edi Rama: Sajesë nga këneta

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama hodhi poshtë pretendimin për strehimin e palestinezëve në Shqipëri.

Në përgjigje të pyetjeve dhe komentve online, Rama e ka quajtur këtë hipotezë një sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.

banner

Komenti online: Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë ose më shumë palestinez?

Edi Rama: Po pse për çfarë arsye apo sepse kështu ka ardhur një zë kuak, kuak, kuak nga këneta. Jo Visar jo nuk është e vërtetë, është e gjitha një sajesë që mori rrugën, siç e marrin rrugën me shpejtësi sajesat se jemi në atë kohën kur e përditshmja jonë është ajo shprehja e popullit “kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës”  dhe me gjithë këto mrrokllat dhe me gjithë këto rrjetet, vërtet që gënjeshtra bën xhiron e botës dhe e vërteta mezi vesh pantallonat. Se e vërteta është pak e mërzitshme, gënjeshtra është e lezetshme se prirja për të besuar këto lezet e gënjeshtrës është më e madhe. Se rrinë bëjnë muhabet, se si tani do rrimë të vrasim mendjen për të vërtetën, jo mo, hajde rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy